Saturday , April 19 2014
You are here: Home / Vipat Shqiptare / “Këngë moj”, sjell autorët e mëdhenj të muzikës shqiptare

“Këngë moj”, sjell autorët e mëdhenj të muzikës shqiptare

Superspektakli “100 vjet muzikë” shpalos magjinë e natës së tretë

Krijimtaria e autoreve te medhenj te muzikes shqiptare ishte kryefjala ne naten e trete te superspektaklit “100 vjet muzike”. E titulluar “Kenge moj”, mbremja e se shtunes rezervoi nje repertor me kenget me te famshme te kompozitoreve qe kane lene gjurme ne muziken shqipe. Materialet e ripunuara u interpretuan nga emra te njohur te skenes dhe kengetare te rinj. Nje nder keto emra ishte dhe kengetarja e mirenjohur Rovena Dilo e cila solli krijimtarine e Lalos e shoqeruar ne zerat brilant te femijeve.


Anita Take, e ftuar nderi ne teatrit “Klan”

Pas nje repertori te perzgjedhur me kujdes, nje moment i vecante i mbremjes se shtunes ne teatrin “Klan” ishte interpretimi i kengetares Anita Take, e cila edhe pse eshte ngjitur ne skene para 50-vjetesh, ka mbetur ne kujtesen e shqiptareve me kenge qe sot kendohen nga te gjithe. Ajo solli ne skene krijime qe mbajne firmen e kompozitorit te shquar, njekohesisht themeluesit te muzikes se lehte shqiptare, Agim Prodani. Anita Take, kengetarja e vleresuar me titullin “Naim Frasheri i Arte” per vlerat dhe karrieren e saj ne gati pese dekada ne muzike, me fuqine e zerit te saj rrembeu duartrokitjet e publikut. Anita Take, e ftuar speciale ne “Kenge moj” ringjitet per here te dyte ne skenen e teatrit “Klan”, ku duartrokitjet e gjata te publikut, qe kishin mbushur plot e perplot sallen, e mallengjyen pa mase. Ajo ka vendosur te mos ndahet kurre nga kenga, dhe per me teper nga skena.

Repertori ne naten e 3-te

E shtuna ne teatrin “Klan” ishte e vecante jo vetem per emrat qe nderuan kete skene por edhe repertori qe ishte perzgjedhur per tu kenduar ne kete nate. Programi i larmishem permbante kenge nga te tjere autore te medhenj, qe u sollen me performanca mbreselenese nga zerat me te dashur te kenges shqiptare si Jonida Maliqi, Mariza Ikonomi, Rovena Dilo, Greta Koci, Renis Gjoka e shume emra te njohur nga trevat shqipfolese si Yllka Kuqi. Melodite e pavdekshme te muzikes se festivaleve, qe shuan nostalgjine e publikut ne teatrin e ri te “Tv Klan”, garantuan edhe njehere nje audience rekord mbareshqiptare. E shtuna e ardhshme rezervon te tjera emocione per spektatoret dhe teleshikuesit e Televizionit Kombetar Klan, ne naten kushtuar muzikes popullore qytetare.

Koha Jone

Scroll To Top