Wednesday , April 16 2014
You are here: Home / Femra / Nicole Scherzinger na rrëfen betejen e saj të vështirë ndaj “Bulimisë”

Nicole Scherzinger na rrëfen betejen e saj të vështirë ndaj “Bulimisë”

Gjatë 7 viteve si lidere e grupit “Pussycat Dolls” Nicole Scherzinger ka vuajtur nga sëmundja e bulimisë. Për herë të parë ajo na tregon betejen e gjatë që ka pasur duke luftuar këtë sëmundje.

“Është pak e sikletshme. Nuk ja kam treguar askujt. Ashtu siç ju thashë edhe ju, nuk më pëlqen të loz rolin e viktimës. Dëshiroja t’a mbaja sekret këtë sëmundje ndaj familjes time ,sepse nuk do doja t’i lëndoja asnjëherë ato,” tha Sherzinger. “Unë nuk kam marrë asnjëherë drogë, por kujdesi i tepërt bëhëj si një varësi ndaj vetes. Kur unë zbrisja nga skena, dhe kthehesha në dhomë e vetme, çfarëdo bëja do të vëzhgoja veten në detaje. Bulimia ka qenë droga ime, të lëndoja veten ka qenë e njëjtë siç është varësia ndaj drogës.”

Scherzinger, këngëtarja e cila ka lançuar albumin e saj të parë “Solo” në 2011, tha që ajo ka lënduar vetën çdo ditë, për shumë vite me rradhë. “Sa herë që më takonte të qëndroja vetem duhej t’i bëja diçka vetes, si shënjat në fytyrë dhe në duar, prerja e flokëve, nxirjet në trup. Mendoj që vajzat e kanë vënë re këtë dhe mund t’ju tregojnë rreth problemit tim.”

Gjatë intervistës ajo rrëfen gjithashtu se ka bërë rreth 95% të albumit me zërin e saj në këngën “Singing On my Own”, në debutimin e grupit në vitin 2005 me albumin “PCD”. “Shpresoj të mos kem probleme me kolegët për këto që po them, por nuk mund t’a harroj kurrë që isha unë së bashku me producentin eksluziv Ron Fair që e përfunduam albumin “PCD”. Ishte hera e parë që koleget e dëgjonin atë muzikë,” tha Scherzinger.

Scroll To Top