Sunday , April 20 2014
You are here: Home / Aktualitet / Ja skandalet e rradhes ne gjimnazet e Tiranës… (VIDEO)

Ja skandalet e rradhes ne gjimnazet e Tiranës… (VIDEO)

Në Shqipëri ekziston një nen i Kodit Penal i cili i ndalon marrëdhëniet se*suale nën moshën 18 vjeç dhe dënon deri në shtatë vjet heqje lirie personat e akuzuar për marrëdhënie seksuale më të mitur nën moshën 18 vjeç. Ky nen nuk ka asnjë lidhje me nenin tjetër, “vepër penale e marrëdhënies se*suale me dhunë me të mitur”.

Pjesa më e madhe e gjimnazistëve janë të lidhur”; “90% ose minimumi fare 80% kanë të dashur”; “Në klasën time numërohen me gishta ata që nuk kanë të dashur”; “Ata që kanë lidhje mund të mos bëjnë se ks të gjithë, por që puthen sa andej-këndej është e sigurt”; “Ka pasur dhe raste që janë kapur duke bërë se ks në banjën e shkollës”… Këto që lexoni janë disa nga deklaratat që na kanë dhënë këto ditë gjimnazistët e kryeqytetit, pasi janë pyetur nga Gazeta Shqiptare lidhur me se*sin.

A kryejnë marrëdhënie se*suale të rinjtë e moshës 15-18 vjeç?! Ndoshta shumë prindër tani po mendojnë që vajza e tyre nuk ka shanse ta ketë bërë një gjë të tillë… Mirëpo nga ana tjetër vetë gjimnazistët na thanë një “Po” të padiskutueshme. Sa u takon studimeve që janë bërë lidhur me moshën ideale të humbjes së virgjërisë, variantet që propozojnë ekspertët janë të ndryshme. Realiteti me të cilin ne u përballëm gjatë bisedave me gjimnazistët ishte deri diku i papritur. Mësuam se pjesa më e madhe e adoleshentëve të Tiranës fillojnë të provojnë që në vitin e parë të shkollës së mesme lidhjet dashurore. Na bëri përshtypje lirshmëria e tyre. Djemtë ishin krejtësisht të gatshëm të flisnin pa ndrojtje lidhur me temën, vetëm se nuk pranonin kurrsesi që emrat apo fotot e tyre të publikoheshin në gazetë. Një pjesë e vajzave sikletoseshin, por asnjëra nuk refuzoi. Të gjithë pranuan të përgjigjeshin me dëshirë dhe informacionet që na dhanë grupe të ndryshme ishin pothuajse të njëjta.

MOSHA

Për vajzat e vitit të parë dëgjuam dy variante. Djemtë përgjithësisht ishin të mendimit se ato që futen në vit të parë janë më të “vështira”. Sipas tyre në klasat e viteve të para, vajzat që janë lidhur janë të pakta. “Vajzat e vitit të parë nuk lidhen kollaj. Pastaj kur kalojnë në vit të dytë, i ke të gjitha gati”, na thotë një djalë. “Në vit të parë studiojnë territorin ato, dhe kur i propozon të gjitha të refuzojnë me këtë stilin ‘nuk lidhem dot se jam e vogël’”, tregon një djalë tjetër. Mendimi i vajzave më të rritura është krejt i kundërt… “Ato që futen në vit të parë janë më të tërbuarat, se kanë kaluar nga nëntëvjeçarja në gjimnaz dhe kushedi çfarë u duket vetja”, shprehet një nxënëse e vitit të dytë. “Këto të vitit të parë, janë ato që lyhen e duan të bien më shumë në sy”… Vetë pesëmbëdhjetëvjeçaret këto “akuza” i përkthejnë si xhelozi midis vajzash. “Nuk është faji jonë që çunat janë kuriozë dhe duan të njohin njerëzit e rinj që bëhen pjesë e shkollës”, sqaron e revoltuar njëra prej tyre. Se si qëndron e vërteta nuk arritëm ta zbulonim dot. Gjimnazistët na shpjeguan se shumë “në modë” ishin lidhjet me djemtë më të mëdhenj nga jashtë shkollës. Fakti që ata janë më të rritur dhe sidomos kur janë në universitet u jep vajzave një lloj sigurie që mund “ta kenë seriozisht”. Përgjigja e përgjithshme me të cilën adoleshentet e Tiranës refuzonin kryerjen e marrëdhënieve seksuale ishte “Nuk e bëj pa mbushur 18-vjeç”. Nuk arritëm të kuptonim arsyet e këtij kufiri kohor, i cili në shumicën e rasteve nuk respektohet aspak.

TË PREFERUARIT

Kriza ekonomike ka ndikuar edhe tek gjimnazistët. Jo më kot djemtë e suksesshëm klasifikoheshin në një grup të veçantë: “Ata me lekë dhe me makinë”. Djemtë që njiheshin si të pasur e sidomos ata që kishin një automjet të vetin, i kishin shumë më të mëdha mundësitë për të pasur në krahë një vajzë. “Në shkollë një vajzë që arrin të bëjë për vete një mashkull të kësaj kategorie, konsiderohet me fat. Nuk është aq e lehtë të gjesh një çun të tillë, aq më tepër nëse është dhe çun i mirë. Çuna si këta ka pak”, shprehet një gjimnaziste. “Pjesa tjetër pastaj lidhen me njëri-tjetrin”, plotëson duke qeshur një tjetër.

VENDET

Për çudinë tonë, vendet në të cilat çiftet gjimnaziste i gëzohen pranisë së njëri-tjetrit janë nga më të ndryshmet. Për t’u puthur e përkëdhelur, alternativat nuk janë shumë. Kjo “procedurë” kryhet pjesërisht në cepat e ambienteve të shkollës, ndërkohë që kryesisht për këtë pjesë preferohen kafenetë. Në këtë pikë na vjen në ndihmë kamerieri i njërit prej bareve pranë gjimnazit, që thotë: “Ka raste që ulen me orë këtu dhe nuk lëvizin nga tavolina. Puthen e preken, pa e vrarë mendjen që i shohin njerëzit. Nuk e marr vesh kur e bëjnë mësimin”. Sigurisht që larmia e vendeve të përzgjedhura shtohet kur bëhet fjalë për marrëdhënie seksuale. Dhoma e një hoteli është zgjidhja më e pëlqyer. Ata që nuk e përballojnë dot këtë shpenzim, kryejnë marrëdhënie seksuale në makinë, në shtëpinë bosh të një shoku apo shoqeje, tek liqeni dhe në raste krejt të rralla në banjën e shkollës. Dëgjuam po ashtu raste të shumta të të rinjve që ftojnë shokun apo shoqen në shtëpi në dhomën e tyre, me pretekstin për të mësuar. Pubet janë një tjetër mënyrë për t’u kënaqur. Shumë nxënës të gjimnazit na thanë se rastet e çifteve që bëjnë se ks në banjat e pub-it janë bërë të zakonshme. “Prandaj në banjat e disa pub-eve kanë vënë kuti, në të cilat mund të tërheqësh prezervativë”, sqaron një nxënës i vitit të tretë. Adoleshentët na treguan edhe për një metodë të kohëve të fundit, që për ne ishte tronditëse. Sipas tyre në disa pub-e, kanë krijuar ambiente të veçanta, një dhomë apo një kthinë që të rinjtë mund ta përdorin për të bërë se ks. “Mjafton të kesh muhabet me menaxherin dhe e zgjidh direkt”, thotë një djalë në vit të tretë. “Po të dish ta kërkosh pak me stil, në shumë pub-e e gjen një cep për këtë punë”, tregon duke qeshur një tjetër. Përgjatë bisedave të rinjtë qeshin me habinë tonë dhe njëherësh habiten që ne nuk ditkemi akoma për këto vende. Për ta është normale dhe s’ka asgjë të keqe.

Scroll To Top